Shkurt.ch

Është gjetur piloti i vdekur në aksidentin e djeshëm

Në ditët dhe javët e ardhshme, ushtria pritet t`i mbledhë mbetjet e aeroplanit të rrëzuar

Është gjetur trupi i pajetë i pilotit të fluturakes ushtarake që ishte rrëzuar paraditen e djeshme në Schreckhorn. Në një komunikatë të VBS (Ministria e Mbrojtjes) bëhet e ditur se kufoma është gjetur dhe është identifikuar në mbrëmjen e vonë të të martës në vendin e aksidentit, shkruan srf.ch.

Në ditët dhe javët e ardhshme, ushtria pritet t`i mbledhë mbetjet e aeroplanit të rrëzuar, transmeton albinfo.ch. Kjo punë është e ndikuar nga terreni i vështirë malor dhe për këtë arsye mund të zgjasë më shumë. 

Aeroplani ushtarak PC-7 ishte nisur në mëngjesin e të martës nga Payerne në drejtim të Locarnos dhe është aksidentuar në Schreckhorn. Piloti ka qenë personi i vetëm në bord.