Autotech

Facebooku më s’do të lejojë faqe që lusin për pëlqime apo komente

Shumë postime koti shpërndahen në Facebook, por së shpejti volumi do të jetë më i vogël, pasi ky rrjet social ka nisur të ndëshkojë faqet që lusin ndjekësit për pëlqime apo shpërndarje.

Kompania ka thënë sot se do të ndëshkojë të gjithë udhëheqësit e faqeve që kërkojnë ‘likes’ apo ‘shares’ për të rritur efikasitetin e faqes së tyre, shkruan “techcrunch”.

Iniciativat si “Shpërndaje me miqtë që të fitosh falas një udhëtim” ose “Pëlqeje nëse je një luan në horoskop” automatikisht rrisin efikasitetin e një faqe të caktuar në Facebook, transmeton Albinfo.ch.

Por jo nga tani, pasi algoritmi i ri i Facebookut ka kritere më strikte për këto kërkesa. Ky algoritëm megjithatë do të ketë disa përjashtime siç janë raportime për dikë të humbur, kërkimi i parave për një kauzë apo pyetje që bëhen për ndihmë.