Sport

FC Kosova blindon vendin e parë

FC Kosova e Cyrihut me fitoren e fundit 4:0 është shkëputur për katër pikë nga vendi i dytë në Ligën e Dytë Interregjionale, grupi i gjashtë

Pasi doli javën e kaluar në vendin e parë, FC Kosova ka blinduar këtë vend, duke u shkëputur me  katër pikë nga vendi i dytë, shkruan albinfo.ch.

 

FC Kosova e Cyrihut në ndeshjen e fundit ndaj Sirnach ka shënuar fitore të thellë 4:0, derisa ndjekësi më i afërt, Freienbach ka pësuar nga Ruti, dhe kështu FC Kosova është në vendin e parë me 70 pikë.

 

Ky është një tjetër sukses për skuadrën e Kosovës, që me plot meritë është lidere në Ligën e Dytë Interregjionale, grupi i gjashtë.