Sport

Federer mposhtet nga Gjokoviqi në aspektin financiar

Novak Gjokoviq, ka më pak tituj se zvicerani, por me dominimin në dekadën e fundit e ka mposhtur atë në garën e fitimeve financiare

Roger Federer mund të njihet si tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, por ai befasisht nuk udhëheq në listën për fituesit më të mëdhenj në aspektin financiar.

Novak Gjokoviq, ka më pak tituj se zvicerani, por me dominimin në dekadën e fundit e ka mposhtur atë në garën e fitimeve financiare.

Serbi udhëheq listën e tenistëve që kanë fituar më së shumti me 109.8 milionë dollarë të fituara, apo 2 më shumë se Roger Federeri që është i dyti. Rafael Nadal është i treti me 86.2 milionë dollarë të fituar, sipas të dhënave të publikuara nga Business Insider.

Serena Williams është e katërta me 84.4 milionë dollarë edhe pse ka fituar 23 Grand Slame, katër më shumë se Federeri.

Motra e saj është tenistja e dytë më e paguar me 37.9 milionë dollarë, ndërsa Maria Sharapova është e treta me 36.5 milionë dollarë.

Kjo është lista e dhjetë tenistëve që kanë fituar më së shumti financiarisht në karrierë:

1.        Novak Djokovic – $109.8m

2.       Roger Federer – $107.7m

3.       Rafael Nadal – $86.2m

4.       Serena Williams – $84.4m

5.       Andy Murray – $60.8m

6.       Pete Sampras – $43.2m

7.       Venus Williams – $37.9m

8.       Maria Sharapova – $36.5m

9.       Andre Agassi – $31.1m

10.     David Ferrer – $30.6m