Sport

Federer, sportisti me përfitimet më të mëdha në botë

Federer nga sponsorët e tij përfiton 49.2 milionë funte nga kompani si ‘Nike’, ‘Wilson’, ‘Credit Suisse’, ‘Mercedes’ e ‘Rolex’

Tenisti zviceran, Roger Federer është njëri nga sportit më të njohur në botë, por edhe më të suksesshmit.

Përveç sukseseve, ai përfiton shumë të mëdha nga sponsorët e tij, madje është sportisti me përfitimet më të mëdha në botë, sipas britanikes ‘Daily Mirror”, përcjell albinfo.ch.

Federer nga sponsorët e tij përfiton 49.2 milionë funte nga kompani si ‘Nike’, ‘Wilson’, ‘Credit Suisse’, ‘Mercedes’ e ‘Rolex’.

Menjëherë pas Federerit për fitimet nga marketingu pozicionohet ylli i Cleveland Cavaliers, LeBron James me 44.3 milionë funte, ndërsa i treti është golfisti Mickelson.

Përsa u përket dy yjeve të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo është në vendin e tetë me 26.2 milionë funte përfitime nga kontratat e sponsorizimit, ndërsa argjentinasi Lionel Messi është i 11-ti me 23 milionë funte.