Bota

Festivali i dizajnit në Londër

Dizajne inovative dhe prodhime të qëndrueshme janë disa prej stileve që dominuan në edicionin e sivjetmë të festivalit londinez të dizajnit, derisa shumë pjesëmarrës nga e gjithë bota kanë paraqitur krijimet e tyre të fundit.

Festivali i themeluar në vitin 2003, përbëhet nga qindra ngjarje e ekspozita të shtrira nëpër gjithë kryeqytetin britanik, përfshirë muzeun ikonim “Viktoria and Albert” dhe “Somerset House”.

Një prej pjesëve kryesore të kësaj ekspozite është Mycelium dhe Timber, një gamë e mobileve të bëra nga kërpudhat dhe të dizajnuara nga Sebastian Cox dhe Ninela Ivanova, përcjell albinfo.ch.

Cox deklaroi: “Ajo çfarë bëjmë ne është se marrim drurin, të gjelbër të freskët dhe e premë dhe e mbushim me kërpudha të cilat rriten në bari dhe më pas i lëmë ashtu që të rriten vet”.

Dizajneri britanik Paul Priestman po ashtu ka prezantuar disa prej punimeve të tij përfshirë një set trenash e që sipas tij do të shtojnë kapacitetin e ulëseve për 30 për qind.