Kosova

Festivali i Kafes dhe Çajit në kryeqytet

Ky festival do të mbahet për dy ditë radhazi, më 27 dhe 28 shtator 2017, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 23:00

Edhe këtë vit në kryeqytet do të mbahet Festivali i Kafes dhe Çajit, shkruan albinfo.ch

Kjo është hera e tretë që ky festival mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Ky festival do të mbahet për dy ditë radhazi, më 27 dhe 28 shtator 2017, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 23:00.

“Në këtë edicion do të jenë prezentë një numër më i madh i pjesëmarrësve, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë prezencën e afër 25 brendeve të njohura të kafes dhe çajit. Përveç shijeve të kafes dhe çajit, festivali do sjellë edhe një ambient të këndshëm argëtimi. Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ do të performojnë DJ të njohur vendor, do të ketë maskota me karaktere të ndryshme, të cilat do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve. Në festival nuk do të mungojnë as dhuratat e ndryshme të dedikuara për vizitorët që do vijnë të shijojnë këtë event”, thuhet në njoftim.