Kosova

Filarmonia e Kosovës, të premten me koncert për fundvitin

Ky koncert që i dedikohet 285- vjetorit të lindjes së Haydn, rikthen në skenën e Prishtinës pas një dekade tenorin Frano Lufi dhe pas pesë vjetësh sopranon Mariana Leka

Filarmonia e Kosovës të premten mbrëma do të mbajë koncertin e parafundit për vitin 2017. “Mesha në kohën e luftës”, e kompozitorit të njohur austriak Hayden dhe Uvertura “Coriolan” e Betoven-it do të interpretohen në këtë koncert nga dy njësitë e Filarmonisë: Kori dhe Orkestra Simfonike, të cilët do të udhëhiqen nga dirigjenti Rafet Rudi.

Ky koncert që i dedikohet 285- vjetorit të lindjes së Haydn, rikthen në skenën e Prishtinës pas një dekade tenorin Frano Lufi dhe pas pesë vjetësh sopranon Mariana Leka.

Koncerti fillon nga ora 20:00, ndërsa në të do të interpretojnë edhe tenori bullgar Mihail Mihalov dhe mezosporanoja Daniela Diakova.