E-Diaspora
Filmi kosovaro-shqiptar fiton në Festivalin e Sarajevës
Producentja e filmit “Looking for Venera”, shqiptarja Belina Jano, ka fituar kësisoj në Festivalin e Sarajevës i cili mbylli këtë edicion dhe ndau shpërblime për më të mirët
Kur Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë nuk kanë suksese vetëm në sport, por edhe në kulturë, përkatësisht film. Bashkimi i një producenteje nga Shqipëria dhe një skenaristeje nga Kosova, ka sjellë rezultat ndërkombëtar, shkruan albinfo.ch.
Me skenar dhe regji të Norika Sefës dhe producente Belina Jahon, projekti filmik “Looking for Venera”, ka fituar vendin e parë në MidPoint, një ndër laboratorët më të rëndësishëm të zhvillimit të skenarit në Evropën Qendrore.
Producentja e filmit “Looking for Venera”, shqiptarja Belina Jano, ka fituar kësisoj në Festivalin e Sarajevës i cili mbylli këtë edicion dhe ndau shpërblime për më të mirët.
Lajmin e ka bërë të ditur Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës. Belina Jano është pjesë e “Looking for Venera”, filmit me regji nga Norika Sefa.
Jano ka marrë Bursën MDM EAVE, e cila ndahet nga EAVE – European Audiovisual Entrepreneurs ose Ndërmarrësit Audiovizuelë nga Evropa, dhe e cila nënkupton mbështetje për të marrë pjesë në programet e këtij institucioni që më pas të krijohen projekte artistike nën ombrellën e këtij institucioni.
Filmi “Looking for Venera” sjellë ngjarjen që zhvillohet në një qytezë në Kosovë, me një djalë në mesin e dy shoqeve tinejxhere të cilat jetojnë dukshëm në mentalitet tradicional. Shpërthim hormonal, histori e bazuar në mentalitet ku dëshira për të shprehur përfundon në shpërthim temperamenti duke i lënë dy vajzat të mbyllura në rrethin sharmant të limiteve të tyre.
Projekti ka fituar vendin e parë në MidPoint, një ndër laboratoret më të rëndësishme të zhvillimit të skenarit në Evropën Qendrore. Jano punon në një prej Universiteteve private në Kosovë, ndërsa ka punuar edhe në projektet tjera si “Femrat”, “The Bar”, “Guido” etj.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













