Bota

Finlanda do të heqë llogaritjen e kohës verore

Ministri finlandez për transport dhe komunikim, Anne Berner tha se qëllimi i qeverisë ishte të hiqte dorë nga kjo praktikë brenda Bashkimit Evropian

Finlanda zotohet se do të heqë llogaritjen e kohës verore brenda BE-së. Që nga viti i kaluar më shumë se 70,000 finlandezë nënshkruan një peticion me këtë kërkesë, përcjell albinfo.ch.

Ministri finlandez për transport dhe komunikim, Anne Berner tha se qëllimi i qeverisë ishte të hiqte dorë nga kjo praktikë brenda Bashkimit Evropian.

Deklarimi i bërë të premten është festuar pothuaj njëzëri nga finlandezët. “Lajmim më i mirë i vitit” dhe “arritja më e madhe e qeverisë, nëse del e vërtetë”, kanë shkruar gjithandej finlandezët në twitter.

Por në fakt, Finlanda nuk mundet e vetme të ndryshojë llogaritjen e kohës, pasi që ajo varet nga udhëzimi i BE-së i vitit 2001, i cili në një rast të tillë, duhet të ndryshohet.