E-Diaspora

Flet nëna e 20-vjeçarit të mbytur në Islandë

“Ai ishte një djalë i mrekullueshëm dhe donte t’i ndihmonte të gjithë. Ai ka folur shumë për islandezët dhe i pëlqenin njerëzit këtu. Ai ishte i lumtur që ishte këtu”, ka thënë Natasha Sula

Nëna e Klevis Sulës, një 20-vjeçar shqiptar, i cili vdiq nga plagët e marra, pasi u godit me thikë në Austurvollur të fundjavës së kaluar, duke folur për “Stoj 2”, ka thënë se djali i saj, i ka folur shpesh për Islandën, që ishte një vend i sigurt, dhe sa shumë i pëlqente të jetonte atje, përcjell albinfo.ch.

“Ai ishte një djalë i mrekullueshëm dhe donte t’i ndihmonte të gjithë. Ai ka folur shumë për islandezët dhe i pëlqenin njerëzit këtu. Ai ishte i lumtur që ishte këtu”, ka thënë Natasha Sula, shkruan ‘grapevine.is’.

Sulmi kishte ndodhur derisa Klevisi iu afrua një njeriu që ta ndihmonte, derisa ai e goditi me thikë, si dhe shokun e tij, që po shërohet.

Ajo fluturoi në Islandë menjëherë së bashku me vëllain e saj, derisa ka shtuar se Klevisi shpesh i kishte folur se sa e sigurt ishte Islanda.

“Ne nuk menduam se kjo do të ndodhte këtu. Ai asnjëherë nuk ka thënë asgjë të keqe për Islandën. Ai erdhi këtu për të punuar dhe për një jetë më të mirë”.