Futboll
Futbollistët shqiptarë dominuan në Ligën e dytë zvicerane
Ekipi i Ligës së dytë zvicerane Rapperswil Jona ka shënuar fitore në udhëtim ndaj ekipit që mban pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit, FC Schaffhausen, me rezultat 2:4.
Në një ndeshje tejet dramatike, fjalën kryesore tek mysafirët e thanë futbollistët shqiptarë në mesin e të cilëve Egzon Shabani, i cili shënoi në minutën 47-të për të barazuar rezultatin, pas avancimit të vendasve, përcjell Albinfo.ch.
Ishte ky motivim i madh që mysafirët të shënojnë dy gola të shpejtë me ndihmën e Denis Simanit dhe avantazh me rezultat 1:2, që tre minuta më vonë Valon Fazliu të ngritë avantazhin në 1:3. Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan aq lehtë dhe në minutën 64 shënuan gol, duke e bërë lojën edhe më dramatike. Golin e fundit e shënoi sërish Denis Simani, i cili i zgjidhi të gjitha dilemat rreth rezultatit përfundimtar të takimit.
Nga ana tjetër, ekipi i FC Wohlenit, në të cilin luan edhe sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Taulant Seferi, ka arritur vetëm një barazim si vendas në ndeshjen kundër FC Vaduzit me rezultat 2:2, ndërsa golin e parë në këtë takim e shënoi Taultan Seferi, në minutën e 17-të.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën