Sport

Futbollisti i Kosovës në ekipin e sezonit në Zvicër

Tashmë, Kololli ka hyrë në ekipin më të mirë të sezonit nga “Le Matin”, një tjetër sukses për anësorin e majtë

Çmime tjera për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, shkruan albinfo.ch.

Kololli ishte në formacionin e javës së fundit nga ‘Blick’, dhe kandidat për lojtarin e javës dhe të muajit dhjetor nga ‘Blick’.

Tashmë, Kololli ka hyrë në ekipin më të mirë të sezonit nga “Le Matin”, një tjetër sukses për anësorin e majtë.

“Një nder të jem pjesë e 11-shes më të mirë nga ‘Le Matin’. Atëherë kur puna shpërblehet. I falënderoj të gjithëve për vlerësim”, ka shkruar Kololli në rrjetet sociale.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës është në formë të jashtëzakonshme. Në dy ndeshjet e fundit ka shënuar katër gola, derisa në përgjithësi, futbollisti i Lausannes, ka shënuar shtatë gola dhe tri asistime.