Sport

Futbollistja Morina kthehet në Duisburg

Futbollistja shqiptare, Geldona Morina është kthyer në skuadrën e Duisburgut

Futbollistja e njohur shqiptare, Geldona Morina është rikthyer në skuadrën e MSV Duisburg, bëjnë të ditur mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Klubi ka njoftuar gjithashtu për kthimin e futbollistes shqiptare nga FSV Gütersloh.

Morina edhe më parë kishte luajtur për Duisburg. Zyrtarët e klubit e klubit janë shprehur shumë të kënaqur që ajo është kthyer, dhe theksojnë se ajo ka përparuar shumë në vitet e fundit.

Geldona Morina ka lindur në Klinë. Ajo gjithashtu luan edhe për Kombëtaren Shqiptare të futbollit.