Sport

Gjelbrim Taipi i bashkohet St. Gallenit

“Ju njoftoj se jam edhe zyrtarisht pjesë e St. Gallen, për tre vitet e ardhshme. E falënderoj familjen, dhe gjithë ata njerëz që më kanë përkrahur dhe kanë besuar tek unë”, thënë Taipi

 

Mesfushori shqiptar, Gjelbrim Taipi ka bërë hapin më të madh në karrierë deri më tani. Ai ka nënshkruar me skuadrën e Superligës zvicerane, St. Gallen, njofton albinfo.ch.

 

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit zviceran, ashtu si edhe futbollisti shqiptar, që më parë ka luajtur për Shqipërinë U-21.

 

“Ju njoftoj se jam edhe zyrtarisht pjesë e St. Gallen, për tre vitet e ardhshme.

E falënderoj familjen, dhe gjithë ata njerëz që më kanë përkrahur dhe kanë besuar tek unë”, ka shkruar Taipi në faqen e tij në “Facebook”.

 

Taipi ishte pjesë e Schaffhausen, derisa tani shton numrin e futbollistëve shqiptarë në Superligën zvicerane.