Jeta në Zvicër
Gjeneva po mendon për mundësinë e një teleferiku urban
Kjo ide pritet të realizohet në mars të vitit të ardhshëm. Rruga është e gjatë 12 kilometra
Londra e ka një, po ashtu edhe Barcelona, kurse tani për këtë ide po mendon edhe Gjeneva.
Gjeneva po e shqyrton mundësinë e ndërtimit të një teleferiku urban përgjatë një rruge që përfshinë aeroportin dhe pikën kufitare Bardonnex, raportoi “La Tribune de Geneve”, shkruan “The Local”.
Rruga e preferuar do të shtrihej për 12 km në mes të kalimit kufitar Bardonnex në parkun P47 dhe udhëtimin në Grand-Saconnex, nëpërmjet Perly, Les Cherpines, Bernex-Confignon, Blandonnet dhe Aeroportit Cointrin, përcjell albinfo.ch.
Rruga do të shmangte qendrën e qytetit dhe zonat e banimit. Kjo ide ka qenë që disa vjet, dhe në një studim fillestar në vitin 2016 ishin përpiluar si 12 rrugë të mundshme.
Tashmë po studiohet se ku do të vendosen shtyllat dhe stacionet në këtë linjë 12. Kjo ide pritet të realizohet në mars të vitit të ardhshëm.
Këtë ide po e shqyrtojnë edhe Fribourg dhe Morges.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën