Lajme
Gjermania i shpall luftë “shitjes së terminëve” në ambasadën e saj në Kosovë
Raportohet se në ambasadat dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe Kosovë, për të bërë një kërkesë për vizë gjermane, për shkak të shitjeve të terminëve, njerëzit duhet të presin me muaj të tërë,
Qeveria gjermane synon parandalimin e caktimit ilegal të terminëve në Ambasadën gjermane në Kosovë
Qeveria gjermane së shpejti do të aplikojë një sistem të ri të rezervimeve, pasi që dyshohet për shitjen ilegale të terminëve për aplikimin e vizave në ambasadat gjermane në disa shtete.
Kjo iniciativë ka ardhur pas një raporti nga ana e rrjetit editorial të Gjermanisë (RND). Për këtë, Ministria e Jashtme është duke punuar për një sistem të ri të rezervimeve, i cili do të sigurojë “shfrytëzimin optimal të kapaciteteve përpunuese dhe uljen e rolit të zyrave të dyshimta të vizave”, thuhet në një përgjigje të Qeverisë gjermane, raporton bild.de.
Sistemi është ende në ndërtim e sipër dhe duhet të futet në funksion pas fazës së testimit.
Raportohet se në ambasadat dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe Kosovë, për të bërë një kërkesë për vizë gjermane, për shkak të shitjeve të terminëve, njerëzit duhet të presin me muaj të tërë, njofton albinfo.ch.
Vetëm në Liban për të dorëzuar kërkesën për vizë pritjet janë deri në 15 muaj.
Këto vonesa të terminëve bëjnë të mundur shitjen dhe stërshitjen e terminëve për shuma të mëdha parash.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












