Kuriozitete

Përjashton orët e mençura për fëmijët

Një rregullator gjerman ka përjashtuar shitjen e orëve të mençura për fëmijët, duke i vlerësuar ato si pajisje spiunuese.

Më parë ishte përjashtuar lodra me internet e quajtur “My Friend Cayla”, për arsye të njëjta.

Agjencia Federale e Rrjetit ka kërkuar nga prindërit që kanë ora të tilla t’i shkatërrojnë ato.

Një ekspert ka thënë se vendimi do të ndryshojë rrugëtimin e pajisjeve që barten, transmeton Albinfo.ch.

“Siguria e dobët e pajisjeve të mençura shpeshherë lejon ndërhyrje në privatësi. Kjo është ajo që po më shqetëson kur bëhet fjalë për orët e mençura që përdoren për përcjelljen e fëmijëve”, ka thënë Ken Munro, ekspert i sigurisë në “Pen Test Partners”. “Ka mangësi në rregullore që lejojnë prodhuesit të shesin produkte të rrezikshme”.

Sipas hulumtimit të agjencisë, orët e mençura u përdoren edhe për të dëgjuar mësuesit nëpër klasa.

Orët e mençura në Gjermani zakonisht përdoren për mbikëqyrjen e fëmijëve mes moshave pesë dhe 12.