Shkurt.ch

Gjobitet “Credit Suisse” me 16.5 milionë dollarë

FINRA ka gjetur se në një periudhë prej dy vjetësh, pra nga janari 2011 deri në 2013, stafi i "Credit Suisse" nuk ka raportuar për aktivitete të dyshimta dhe tregtare

Rregullatori financiar amerikan ka gjobitur bankën zvicerane “Credit Suisse” me 16.5 milionë dollarë për shkak të kontrollit të dobët në fushën e parandalimit të pastrimit të parave.

“Banka e madhe zvicerane ka qenë e akuzuar për shumë boshllëqe dhe gabime në sistemin e saj për identifikimin e transaksioneve që mund të jenë të  lidhura me aktivitetet e paligjshme”, njofton administrata amerikane për rregullimin e industrisë financiare (FINRA), raporton France Presse, përcjell albinfo.ch.

FINRA ka gjetur se në një periudhë prej dy vjetësh, pra nga janari 2011 deri në 2013, stafi i “Credit Suisse” nuk ka raportuar për aktivitete të dyshimta dhe tregtare që  ishte obligim i tyre.

Përveç kësaj qysh prej vitit 2011 e deri në vitin 2015, “Credit Suisse” ka dështuar për të zbatuar në mënyrë të përshtatshme një  sistem të automatizuar të monitorimit, thuhet në deklaratën e FINRA.