Sport

Gjykata në Lozanë vendosi: Blatter mbetet 6 vjet jashtë futbollit

Blatter dhjetorin e kaluar së bashku me Platinin ishin suspenduar për tetë vjet për shkak të pagesave të diskutueshme financiare të dy milionë frangave zvicerane për shërbimet këshillimore, dhe dënimi u reduktua në dy vjet

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë nuk e ka pranuar ankesën e ish-presidentit FIFA-s, Sepp Blatter. Zvicerani është pezulluar për 6 vjet nga futbolli për shkak të një pagese të paligjshme prej 2 milionë franga zvicerane për presidentin e UEFA-s, Michel Platini.

CAS vendosi se Blatter ishte fajtor për dhuratat e pranuara financiare dhe për konflikt të interesit.

Ai u ankua në gjykatën në Zvicër, por nuk iu hoq dënimi.

Blatter dhjetorin e kaluar së bashku me Platinin ishin suspenduar për tetë vjet për shkak të pagesave të diskutueshme financiare të dy milionë frangave zvicerane për shërbimet këshillimore, dhe dënimi u reduktua në dy vjet për shkak të kredive afat gjata në futboll.

Në maj Blatter ishte larguar nga FIFA pas 17 vitesh  ndërsa ishte zëvendësuar nga Gianni Infantino.