Futboll

Gol i ‘çmendur’ nga Berisha

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha po vazhdon të shkëlqejë në Australi, aty ku ka thyer shumë rekorde, shkruan albinfo.ch.

Berisha edhe një herë ishte vendimtar për skuadrën e tij Melbourne Victory, ku në çerekfinale u takuan me Adelaide United, duke fituar 2:1.

Si gjithmonë edhe në këtë takim, Berisha ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Adelaide ishte në epërsi 0:1, por Melbourne barazoi shpejtë nëpërmjet George për 1:1.

Në minutën e 89-të, ishte Besart Berisha i cili shënoi golin e fitores dhe për t’i siguruar skuadrës së tij gjysmëfinalen.

Berisha realizoi gol fantastik me gërshërë duke sjellë gëzim të madh në stadium.

Në ndeshjen gjysmëfinale, Melbourne Victory takohet me Sydney.