Lajme
Haradinaj i kundërpërgjigjet Serbisë: Harta jonë deri në Nish
Lideri i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i kërkon Serbisë që ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj, ndryshe harta e Kosovës, sipas tij, do të jetë deri në Nish
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sërish ka kërcënuar Serbinë, për politikën e saj kundrejt Kosovës, ndërsa akuzon Brukselin për politikë fragjile në raport me Beogradin. Ai ka thënë se nëse Serbia nuk e heq nga kushtetuta e saj Kosovën, atëherë Kosova do t’i përgjigjet me reciprocitet, duke e çuar harrën deri në qytetin e Nishit.
Këtë deklaratë Ramush Haradinaj e ka bërë në televizionin lokal “Rrokum”. Ai ka thënë se “duhet me i tregu Bashkimit Evropian (BE), dhe në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se nuk jemi më popull që tallet dikush me ne”!.
Haradinaj thënë se duhet të dalë dikush e t’i prish agjendat e Serbisë më të cilat po tallet me Kosovën. Ai thotë se vet ka rënë pre e këtyre agjendave, duke qenë për mbi tre muaj i ndaluar nga autoritetet franceze, citon TG.
“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë. Unë i jam mirënjohës Berlinit, i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur është në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE-ja po shihet se nuk mundet me i bind palët me marrë vendime të prera. Këtu duhet me ndërhy Amerika dhe me ia tregu vendin Serbisë”, ka shtuar Haradinaj.
Ai shton se Serbia duhet ta heq Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj. Ndryshe, shton se duhet reciprocitet që të fusim në hartën e Kosovës një të tretën e tokës së tyre, që nga Nishi. Ramush Haradinaj kohën e fundit shquhet për deklarata të ashpra kundër Serbisë, duke ngjallur reagime nga lidershipi në Beograd.
Ndryshe, Nishi është qyteti i dytë më i madh në Serbi pas Beogradit. Deri në fund të shekullit 18, faktet historio-grafike tregojnë se në afërsi të këtij qyteti kanë jetuar qindra mijëra shqiptarë, të cilët janë shpërngulur dhunshëm nga ish mbretëria serbe. Shumë familja që jetojnë në Kosovë, akoma mbajnë tapitë e pronave në komunat e Leskocit, Toplicës e Vranjës, në Serbinë e Jugut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor