Kosova

Haradinaj i jep Orës hartën e artë të Kosovës

"Në dhjetëvjetorin e Pavarësisë, Kosova është me fat që ylli i ynë i muzikës botërore, Rita Ora është këtu. E falënderoj nga zemra që sot është këtu për ne dhe e sjell artin e saj"

Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, i ka dhënë një hartë të artë të Kosovës, yllit me famë botërore, Rita Orës.

Ora do të performojë sot në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa është shprehur tejet e emocionuar për paraqitjen në vendlindje.

“Në dhjetëvjetorin e Pavarësisë, Kosova është me fat që ylli i ynë i muzikës botërore, Rita Ora është këtu. E falënderoj nga zemra që sot është këtu për ne dhe e sjell artin e saj. E kam nderin me i dhënë një shenjë, hartën e artë të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, Rita ka thënë se shpreson që të bëjë krenare kosovarët.