Bota

Me hedhje të sëpatës, e largojnë stresin

Klubi i ri i hedhjes së sëpatës është hapur në Uashington, duke i ftuar pjesëmarrësit që të çlirohen nga stresi me këtë praktikë të lashtë kanadeze. Aktiviteti ishte bërë i famshëm mes çifteve të shkurorëzuara, por tani e praktikojnë të gjithë ata që duan të ikin nga puna e lodhshme dhe politika.

“Është shumë mirë dhe e heq stresin kur mund të hedh një objekt të mprehtë dhe mes tjerash e gjithë kjo është legale”, tha Lauren Hutchinson.

Kjo praktikë kishte filluar në Kanada më 2014, por tani është zgjeruar në 16 lokacione në gjithë Amerikën Veriore.  Pjesëmarrësve u mbahet një ligjëratë e shkurtër se si të gjuajnë sëpatën para se të zhytën në një garë miqësore. Hutchinson insistoi se secili mund ta bëjë dhe burrat e gratë janë të barabartë kur bëhet fjalë për aftësitë e tyre. Por, ajo shtoi se burrat frustrohen më lehtë.

Derisa nuk ekziston ndonjë kod për veshje, përpos atleteve, James Cowan dhe vëllai tij erdhën në veshur me rroba tradicionale skoceze.  E lokali në Uashington shpreson që së shpejti do të hapë edhe një bar këtu që kjo praktikë të përcillet me birra.