Bota

Holanda tërheq ambasadorin nga Turqia

Holanda ka tërhequr formalisht ambasadorin e saj nga Turqia dhe ka thënë se ambasadori turk nuk do të pranohet në Hagë.

Ky vendim shënon thellimin e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve, që kanë nisur kur Holanda ka ndaluar ministrat turq të bëjnë fushatë te diaspora turke, në vitin 2017, përcjell albinfo.ch.

Ministria e Jashtme e Holandës po ashtu tha se i ka vënë në “pauzë” bisedimet për zgjidhjen e problemeve me Turqinë.

“Nuk jemi pajtuar se si t’i normalizojmë marrëdhëniet”, tha ministri i Jashtëm, Halbe Zijlsra.

Vitin e kaluar, Holanda u ka ndaluar hyrjen zyrtarëve turq që kanë dashur të mbajnë tubime, përpara një referendumi në Turqi për zgjerimin e kompetencave të presidentit.