Bota

I nxehti përfshin Gjermaninë

Temperatura të larta deri në 34 gradë celsiues e kanë karakterizuar një pjesë të madhe të Gjermanisë gjatë fundjavës.

Në Gjermaninë jugore banorët e Mynihut relaksohen nën hije dhe pranë lumit Eisbach. Ndërkohë rreth Berlinit dhe rajonit fqinj Brandenburg, njerëzit mund të shiheshin duke ngrënë akullore dhe duke u argëtuar në fontana dhe liqene. Sipas Shërbimit Gjerman të Motit, parashikimet e trendit fillestar tregojnë se temperaturat e larta mund të vazhdojnë edhe në gusht.

Gjermania në përgjithësi është shoqëruar me verë të butë me reshje të rralla dhe temperatura të larta në të gjithë vendin që nga maji.