Lajme

I zbutet dënimi gjeneral Selimit

Këtë njoftim e ka bërë avokati Tomë Gashi, duke shtuar se Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e avokatëve të gjeneral Selimit

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka zbutur dënimin ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, duke e shpall të pafajshëm   për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor.

 

Këtë njoftim e ka bërë avokati Tomë Gashi, duke shtuar se Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e avokatëve të gjeneral Selimit.

 

“Z. Selimi shpallet pjesërisht i pafajshëm me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme e Kosovës ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2016 duke e ndryshuar këtë aktgjykim dhe duke e zbritur dënimet me aktgjykimet e mëhershme. Ne, avokatet e Z. Selimi do të vazhdojmë mbrojtjen e tij duke kërkuar pafajësinë e plotë ngase ai më herët është dënuar për qëllime politike, dhe pa asnjë prove kredibile”, ka thënë Tomë Gashi.