Autotech

Instagrami mundëson postimin e teksteve pa foto

Shërbimi më i ri “Type Mode” për Storiet ju mundëson përdoruesve të përdorin vetëm shkrimin për një postim

Instagrami është rrjet social më shumë i dedikuar për fotografi dhe video. Megjithatë, aty njerëzit shfrytëzojnë rastin edhe për të ndarë tekste dhe mesazhe të ndryshme.

Tani këtë do të mund ta bëjnë pa u detyruar që të zgjedhin një fotografi.

Shërbimi më i ri “Type Mode” për Storiet ju mundëson përdoruesve të përdorin vetëm shkrimin për një postim, transmeton Albinfo.ch.

Këtë veçori përdoruesit mund ta gjejnë te butoni i parë brenda Instagram Stories.

Veçoria më e re është në dispozicion për të gjithë përdoruesit përmes versionit të 30-të të Instagramit për Android dhe iOS.