Kosova

Investitori gjerman ua vonon pagat 150 punëtoreve të fabrikës “Vitex”

Nuk kanë dashur të flasin para kamerës nga frika se mund të largohen nga puna por janë ankuar se ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat e tyre

150 punëtore të fabrikës së tekstilit “Vitex” në Viti, për katër muaj që punojnë, janë paguar vetëm për një muaj. Kjo i ka shtyrë ato të hyjnë në grevë. Nuk kanë dashur të flasin para kamerës nga frika se mund të largohen nga puna por janë ankuar se ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat e tyre transmeton KTV, përcjell albinfo.ch.

Njëri ndër aksionarët, i cili është nga Gjermania, i nervozuar me praninë e ekipit të KTV-së, nuk ka pranuar të flasë asgjë lidhur me këtë çështje, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të ekipit nga fabrika.

Kryetari i komunës Sokol Haliti thotë se nuk e ka ditur se në fabrikë ka probleme të tilla dhe se do të interesohet për këta punëtorë.

Pavarësisht se është biznes privat, opozita në këtë komunë kritikon kryetarin e komunës që, sipas tyre, bëri fushatë me këto punësime.