Bota

Islamistët, në përpjekje për të depërtuar në ushtinë gjermane

Islamistët janë duke u përpjekur për të depërtuar në radhët e forcave ushtarake gjermane, për t’u trajnuar për sulme.

Ka indikacione se islamistët janë duke u përpjekur për të hyrë në radhët e forcave të armatosura gjermane që të përfitojnë nga trajnim ushtarak për të përgatitur sulme në Gjermani dhe jashtë vendit, shkruan edicioni i së dielës i gazetës “Die Welt” dhe Reuters.

Për këtë arsye forcat e armatosura duan që rekrutët t’u nënshtrohen kontrolleve të sigurisë së agjencisë së inteligjencës ushtarake që nga janari 2017, në mënyrë të veçantë ekstremistët, terroristët dhe kriminelët, shkruan “Welt am Sonntag” në një analizë që do të publikohet në edicionin e së nesërmes, përcjell albinfo.ch.

Verifikimi i tillë do të sillte ndryshime në ligjet që rregullojnë ushtrinë.

Draft dokumenti që justifikon ndryshime të tilla, për të cilin janë të informuar nga “Welt am Sonntag”, kanë deklaruar se ka shenja që islamistët duan të hyjnë në forcat e armatosura për shkak të trajnimit.

Gjermania është në gatishmëri të lartë pas një varg sulmesh në korrik, nga të cilat për dy e mori përgjegjësinë Shteti islamik, dhe Ministria e Brendshme ka njoftuar tashmë plane për të rritur sigurinë.