Kosova

BE-ja e pakënaqur që s’po punohet në plotësimin e kritereve për vizat

"Kosova nuk po përparon, ka mbetur bllokadë demarkacioni dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit", është shprehur Përfaqësuesja politike në Zyrën e Bashkimit Evropian, Katerina Lopo

Përfaqësuesja politike në Zyrën e Bashkimit Evropian, Katerina Lopo, ka deklaruar se BE-ja është e pakënaqur që Kosova nuk po angazhohet në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave.

Në konferencën “Kosova dhe procesi i liberalizimit të vizave”, ajo ka thënë se Kosova ka mbetur e bllokuar me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kosova nuk po përparon, ka mbetur bllokadë demarkacioni dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit”, është shprehur ajo. E Jeta Krasniqi nga KDI-ja është shprehur se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se duhet të ecë përpara në rrugën e procesit të liberalizimit të vizave.

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se nga mosliberalizimi i vizave më së shumti po e pësojnë qytetarët, studentët dhe bizneset.