Kosova
BE-ja s’pajtohet që Kosova të largohet nga CEFTA
BE-ja nuk po pajtohet me paralajmërimet e Kosovës që të largohet nga CEFTA për shkak të pranisë së UNMIK-ut në takime.
Zyra e BE-së ia ka përkujtuar Kosovës se rruga për në familjen evropiane kalon duke mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, ndërsa çdo shqetësim rreth rregullave të kësaj marrëveshjeje duhet të zgjidhen përmes sekretariatit të CEFTA-s.
Mirëpo, Zyra e BE-së nuk i është përgjigjur pyetjes së KTV-së se kur Kosova do të përfaqësohet vetë, siç e parasheh marrëveshja e Brukselit, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka paralajmëruar mundësinë e largimit të Kosovës nga kjo marrëveshje dhe se një gjë të tillë do ta thotë edhe në takimin e radhës, që do të mbahet nga data 21 deri më 23 nëntor në Beograd, nga ku Kosova do ta marrë kryesimin e CEFTA-s.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, e vlerëson të ngutshëm paralajmërimin e ministrit Hasani.
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën