Kuriozitete

Japonia planifikon ndërtesën më të gjatë prej druri

Një kompani japoneze po planifikon të ndërtojë ndërtesën më të gjatë nga druri, për të shënuar 350-vjetorin më 2041.

Sumitomo Forestry thotë se 10 për qind e rrokaqiellit 70-katësh do të jetë nga hekuri, i kombinuar me 180 mijë metra kub drunj, transmeton Albinfo.ch.

 Aty do të jenë rreth 8000 shtëpi, me pemë dhe ballkon në çdo kat.

Projekti pritet të kushtojë rreth 5.6 miliardë dollarë, gati dyfish i kostos së një rrokaqielli tradicional me të njëjtën lartësi.