Shqipëria

Judah: Tani e kuptova pse Italia refuzonte të përgjigjej për Tahirin

“18 muaj më parë, kur pyeta italianët rreth Tahirit, ata refuzuan të flasin. Tani po bëhet e qartë pse”

Vitin e shkuar gazetari britanik i “The Economist”, Tim Judah vizitoi Shqipërinë në saje të një dokumentari që realizoi për shtimin e hashashit në vendin tonë.

Judah e vizitoi Shqipërinë në muajin shtator dhe ishte vetë Saimir Tahiri, asokohe Ministër i Brendshëm, që e shoqëroi gazetarin në udhëtimin e tij duke i treguar operacionet e ndërmarra nga policia për djegien e hashashit.

Por këto ditë kur çështja Tahiri ka marrë përmasa të gjera, Tim Judah ka shkruar në Twitter:

“18 muaj më parë, kur pyeta italianët rreth Tahirit, ata refuzuan të flasin. Tani po bëhet e qartë pse”.

Dhe këtë fjali gazetari e ka shoqëruar me linkun e BalkanInsight me titull: Prokurorët kërkojnë arrestimin e Saimir Tahirit.