Gastronomët shqiptarë në Zvicër
Kamer Idrizi, një rrugëtim me shumë suksese në gastronomi
Ka filluar si punëtor në restorante, ka vazhduar për 20 vjet me agjenci udhëtimi, për t`iu kthyer sërish restoranteve. Por kësaj here ndryshe. Kamer Idrizi sot ështe pronar i dy restoranteve në Gjenevë
Kamer Idrizi është pronar i dy restoranteve të bukura dhe të mëdha, “La Cité des Vents” dhe “Cité Fleurie, në rrethinën e Gjenevës. I vendosur në Zvicër për një kohë të gjatë, ky sipërmarrës, po aq energjik, sa edhe i qetë, ka arritur të ndërtojë një karrierë të bujshme mes zanatit të kuzhinës dhe atij të udhëtimit, shkruan albinfo.ch
Kamer Idrizi më priti në restorantin e tij “La Cité des vents”, që ndodhet në Lignon. Një vend i gjerë dhe i ndritshëm që ofron mundësi të shumta: piceri, lounge bar, ose vinotekë. Si një bonus, ky institucion ofron edhe një furrë buke, një çajtore si dhe një sallë konferencash. Ky lokal modern, i ndërtuar në një lagje të re, tregon sa shumë ka ngrohtësi brenda.
Sipërmarrësi me përvojë është pronari i lumtur i këtyre mureve për gati pesë vjet, ndërsa ka edhe një restorant tjetër në Onex që nga viti 2008.
Një karrierë me udhëtime
Pas studimeve të tij, ai fillon së pari punën në restorant dhe, më pas, vendos të themelojë agjencinë e tij të udhëtimit, të cilën e drejton për gati 20 vjet.
Pionier i zhvillimit të turizmit zviceran në Mal të Zi dhe Kroaci, Kamer Idrizi është një njeri modest dhe inteligjent, i cili gjithmonë ka qenë në gjendje të identifikojë potencialin e kompanive. Bile, për një kohë të gjatë ai kishte monopolin e udhëtimeve në Lindje.
Por, me arritjen e zhvillimit të internetit, demokratizimin e udhëtimeve dhe ndryshimet e mëdha në fushën e turizmit, Kamer Idrizi nuk humb kohë dhe vendos t’i rikthehet natyrisht restorantit, dashurisë së tij të parë.
I buzëqeshur, ai më thotë se udhëtimi dhe ushqimi janë të lidhura ngushtë. Për të, gatimi është tashmë një udhëtim: shija e tij për ekspedita vërehet në dy lokalet e tij. Pasi ka udhëtuar në katër anët e botës dhe duke parë mijëra restorante, me lehtësi dhe besim arrin të menaxhojë njëkohësisht «La cité fleurie» dhe «La cité des vents»
Njeri që frymëzon
Shef i 23 punonjësve, i përkushtohet një klientele të rregullt, të gjithë janë të kënaqur me restorantet e tij. I vendosur dhe shumë i sigurt, duket se z. Idrizi nuk ka nevojë të shqetësohet për suksesin e tij, sepse shumica e klientëve vijnë mbi të gjitha për njeriun që ai mishëron: “Ky njeri me sy të ndritshëm është një shembull suksesi, i frymëzuar dhe frymëzues, prandaj edhe ka qenë shumë herë i intervistuar më parë. Aftësia e tij për të shprehur veten dhe për të treguar historinë e tij dëshmon cilësinë e tij”.
Përtej aktiviteteve të tij profesionale, Kamer Idrizi është një qytetar i përkushtuar, i cili mbështet shumë nisma shoqërore si dhe komunitetin e tij.
Duke e lidhur dashurinë e punës me solidaritetin, suksesi i tij nuk mund të shikohet vetëm në aspektin personal, sepse ai mund të shihet si një figurë që duhet ndjekur.
Të tjera nga Gastronomët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
Jeta në Zvicër
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën Cilat janë arsyet?...
-
Gaza: Zviceranët caktojnë afro 11 milionë franga për UNRWA
-
A mund të pretendojë ende Gjeneva të jetë ‘kryeqyteti i paqes’?
-
Zvicra dhe Kosova, marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Matching Skills to Jobs”
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër