Integrimi

Në restorantin “La coccinelle”, për ushqim të shijshëm dhe rehati

Rehatia dhe kënaqësia e të shijuarit të ushqimit ju pret në “La coccinelle“ në restorantin e shefit Afrim Emini

Si për shumë bashkatdhetarë që morën rrugën drejt vendeve perëndimore dhe filluan një jetë të re nga zeroja, edhe historia e familjes Emini përjeton kthesën e vet në kohën kur kryefamiljari Afrim Emini zgjodhi të nisej për në Gjermani. Kjo ka ndodhur në vitin 1986 kur ai, në vitet e para, kishte filluar të punonte në disa restorante italiane. Edhe pse përballej me vështirësitë e mosnjohjes së gjuhës dhe ishte i huaj në një vend të huaj, Afrimi nuk u dorëzua. Për fare pak kohë ai përvetësoi profesionin e kuzhinierit dhe u bë njëri ndër punëtorët më të besueshëm të pronarit italian.

Në vitin 2000,  një gastronom po ashtu Italian, vendosi që të hapte një restorant të ri në Basel të Zvicrës. Ai zgjodhi për kuzhinier pikërisht Afrimin, i cili punoi aty për 12 vite, për të kaluar më pas në Lozanë në po të njëjtën “familje” deri në ditët e fundit të jetës së pronarit Italian, në vitin 2012.

E gjithë kjo eksperiencë e mbledhur ndër vite pune, bëri që Afrim Emini të “dashurohej” me gatimin, në veçanti me kuzhinën italiane. Pos kësaj, ai tashmë flet edhe italishten dhe i njeh të gjitha sekretet e një kuzhine të shijshme italiane.

Si trofe jete, lajmi më i mirë për ata që dëshirojnë ta shijojnë ushqimin të përgatitur me dashurinë me të madhe nga mastershefi Afrim, tashmë ai bashkë me familjen e tij është pronar i një restoranti në një ndër lagjet më të qeta të Lozanës.

“La Coccinelle” emërtohet vendi ku ofrohet një ambient i qetë dhe familjar, ideal për darkat me miq si dhe drekat e punonjësve që gjatë pauzave preferojnë një pjatë të mbushur dhe të shijshme.

Menyja e mirëmenduar, ofron një gamë pjatash të lloj-llojshme dhe opsionale, duke u ofruar kështu klientëve propozime të mjaftueshme për shijet e tyre.

“Nuk ka një recetë strikte. Këtu klientët në momentin që përzgjedhin restorantin tonë ulen në tryezat tona dhe paguajnë, ata do të hanë atë që dëshirojnë në mënyrën që preferojnë”, thotë z. Emini, i cili njihet edhe për sjelljen e veçantë që ka me klientët. Ai thekson se në shtëpinë e tij pret me shumë respekt dhe korrektësi çdo person që zgjedh ta konsumojë një shujtë në ambientet e “la coccinelle”.

Një tjetër aspekt që tërheq vëmendjen në këtë restorant është çmimi i arsyeshëm dhe i volitshëm i ushqimeve. Zakonisht gjatë shujtës së drekës ofrohet menuja ditore e cila përfshin pjatën kryesore të shoqëruar me sallata, perime apo paragjella. Pronari kujdeset që produktet të jenë gjithmonë të freskëta dhe kualitative.

Lirshmëria e përzgjedhjeve dhe propozimeve të shumta e identifikon kuzhinën e “la coccinelle” prandaj kjo e bën atë të jetë vendi më i përshtatshëm për të gjetur zgjidhjen e njërit ndër problemet kryesore tradicionale brenda familjeve- atë të mos dakordimit rreth pyetjes: “çka të gatuajmë sonte”.

Peshku dhe mishi i përgatitur dhe shërbyer në gur të nxehtë janë specialitetet e shefit Afrim.

Për pronarin, puna që bën nuk është vetëm biznes, por një pasion i thellë për gatimin.

Ky lokal është burimi i kënaqësisë së tij prandaj ai çdo herë me përkushtim i qëndron besnik përgatitjes së pjatave si dhe shërbimit të tyre.

Kur jemi te shërbimi, ai bëhet nga një ekip profesional dhe shumë i sjellshëm  kamerierësh, të cilët i bëjnë klientët të ndihen rehat dhe të mirëseardhur.

Një gjë që e dallon këtë restorant nga të tjerët është hapësira dhe pozicionimi i tij. Ai posedon 80 tavolina në një hapësirë të mbyllur si dhe 180 tryeza në tarracë. Në fakt, brenda këtij restoranti ekziston një tarracë e cila është e destinuar posaçërisht për ahengjet e vogla familjare; si ditëlindjet, manifestimet etj.

Një tjetër shërbim, është edhe ai që bëhet jashtë lokalit. Nëse klientët dëshirojnë të organizojnë diçka në shtëpitë e tyre, atëherë ky restorant ua ofron menunë dhe shërbimin e tij.

Gjithashtu, ajo që e favorizon vendndodhjen e këtij lokali është hapësira e gjerë e parkingut. Klientët do të jenë të qetë gjatë qëndrimit të tyre në “La coccinelle” sepse ky restorant posedon mjaftueshëm vende për parking, gjë e cila e lehtëson qasjen në këtë hapësirë.

E po ashtu, familja Emini është përkujdesur që këtë ambient ta shndërrojë në një vend të përshtatshëm për të gjithë prandaj ka siguruar edhe një hyrje të specializuar për personat me nevoja të veçanta.

Përpos të gjitha cilësive të restorantit, eksperiencës shumëvjeçare, dashurisë për gatimin si dhe suksesit të hapjes së “folesë” së tij, zotëri Afrim Emini bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes theksojnë që, këtu, bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në rrethinën e këtij qyteti janë të mirëpritur me një ngrohtësi dhe mikpritje të veçantë. Ata ndihen të nderuar sa herë rrethohen me mysafirë shqiptarë në “La coccinelle”.

Madje shpeshherë për të ndarë bashkë mallin dhe respektin për njeri- tjetrin, siç e do tradita, ata në fund të darkës shërbehen me çaj e bostan, desertët e shtëpisë e limonadë të përgatitur enkas nga zonja Arife. E kur jemi tek Arifja, si rrallë kund në Lozanë por edhe me gjerë, është pikërisht zonja e shtëpisë përgjegjëse e picerisë së këtij restoranti. Picat e gatuara nga ajo cilësohen si gatimi më autentik, si për nga brumi ashtu edhe nga përbërja dhe shija. Zonja Arife “ua ka marrë dorën” picave të cilat pas mishit, janë ushqimi më i shitur në “La coccinelle”. Pikërisht sepse kjo zonjë ashtu siç përgatit ushqimin për familjen e ngushtë, posaçërisht për nipin, me të njëjtën dashuri dhe finesë dëshiron që të njihen picat se janë të gatuara nga duart e saja.

Prandaj, nëse jeni për një drekë a darkë të shijshme, në një ambient të rehatshëm dhe simpatik, ku mbizotëron atmosfera e mirë dhe shërbimi profesional, si një shtëpi e dytë, energjia dhe hapësira ideale do të ju bëjë të stacionoheni tek “La coccinelle”.

Këtë do ta bëni sa herë që aroma e ushqimeve të shijshme do të depërtojë dhe nuhatet kur jeni duke kaluar në lagjen Romanel, në Lozanë.

https://www.lacoccinelle-romanel.ch/

Restoranin mund ta gjeni në këtë adresë: Restaurant La Coccinelle, Route de Lausanne 17, 1032 Romanel-sur-Lausanne.