Shkurt.ch
Kartëmonedhave të vjetra zvicerane nuk “u del afati”
Duke shfuqizuar afatin përfundimtar, Zvicra do të harmonizonte praktikën e saj me atë të vendeve më të rëndësishme të industrializuara
Nuk ka afat të kufizuar për konvertimin e kartëmonedhave të vjetra zvicerane. Kjo sugjerohet nga Këshilli Federal. Sot bankënotat e tilla zvicerane nuk humbin vlerën e tyre 20 vjet pas tërheqjes së tyre nga përdorimi.
Brenda kësaj periudhe, ato nuk mund të përdoren më si mjete pagese, por mund të konvertohen me të reja në Bankën Nacionale të Zvicrës (SNB). Afatet e konvertimit ishin vënë që në vitin 1921, që atëherë rrethanat kishin ndryshuar, shkruan Këshilli Federal në një komunikatë, përcjell albinfo.ch. Jetëgjatësia është rritur ndjeshëm dhe lëvizshmëria e popullsisë është rritur. Në marrëveshje me SNB, do të anulohet afati i konvertimit.
Kjo është për të parandaluar që kartëmonedhat e vjetra të humbin vlerën e tyre. Viktimat potencialë janë trashëgimtarët ose të huajt që mbajnë kartëmonedha të serive të vjetra në vendin e tyre të origjinës.
Duke shfuqizuar afatin përfundimtar, Zvicra do të harmonizonte praktikën e saj me atë të vendeve më të rëndësishme të industrializuara.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën