Bota

Katër fëmijë dhe babai vdesin nga zjarri në shtëpinë e tyre

Babai 49 vjeçar i familjes është gjetur i vdekur nga ekipi shpëtimtar. Të katër fëmijët, të moshave 3 deri 11 vjeçare, kanë vdekur më vonë në spital

Në qytetin itaian, Como, në kufi me Zvicrën, ka ndodhur të premten një tragjedi e rëndë. Një baba maroken dhe katër fëmijët e tij janë djegur në shtëpinë e tyre dhe kanë vdekur pastaj në spital. Policia dyshon se babai ka qenë zjarrvënësi, njofton agjencia e lajmeve Ansa.

Policia ka njoftuar në mëngjesin e të premtes përmes tweeter-it për një shpërthim të një zjarri shumë të madh në katin më të lartë të një ndërtese banimi në qendër të qytetit. Babai 49 vjeçar i familjes është gjetur i vdekur nga ekipi shpëtimtar, transmeton albinfo.ch. Të katër fëmijët, të moshave 3 deri 11 vjeçare, kanë vdekur më vonë në spital.

Nëna e fëmijëve në kohën e shpërthimit të zjarrit nuk ka qenë në shtëpi, pasi që ajo ndodhet në trajtim psikologjik.

Ansa thotë se sipas rezultateve të para të hetimeve, zjarri mund të jetë vënë nga babai i fëmijëve.