Maqedonia

Shpallen të pafajshëm për vrasjen e tre policëve në Haraçinë në vitin 2000

Lirim Dinarica, Emrulla Emrullai, Ramiz Asani, Muçë Bajrami u shpallën të pafajshëm për vrasjen e Kiril Petrushevski, Aco Angellovski dhe Eroll Gotak

Janë liruar sot në mëngjes nga Gjykata Themelore Shkupi 1, katër personat e fundit të akuzuar për vrasjen e tre policëve në Haraçinë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2000.

Lirim Dinarica, Emrulla Emrullai, Ramiz Asani, Muçë Bajrami u shpallën të pafajshëm për vrasjen e Kiril Petrushevski, Aco Angellovski dhe Eroll Gotak.

Për rastin në fjalë të akuzuar ishin shtatë persona, tre prej tyre tanimë kanë ndërruar jetë, ndërsa njëri ishte vrarë gjatë arrestimit po në vitin 2000, përcjell albinfo.ch.

Të gjithë të akuzuarit kanë vuajtur nga 24 muaj paraburgim. Të mbijetuarit thonë se do të kërkojnë dëmshpërblim për 24 muajt e paraburgimit.

Pas lirimit nga akuza ata u shprehën se këto 18 vite kanë qenë për ta shumë stresuese dhe për këtë do të kërkojnë dëmshpërblim.