Kuriozitete

Kjo është zgjidhja e gjermanëve për të nxehtin

Banorët e Berlinit e gjetën një zgjidhje unike për ta përballuar të nxehtin. Shumë prej tyre kaluan kohë në një bar nga akulli të quajtur ‘Angiyok’. Temperaturat mbi 30 gradë Celsius që po zgjasin shumë, kanë bërë që gjermanët të shqetësohen, përcjell albinfo.ch.

Në ‘Angiyok’, temperatura është mbajtur deri në minus 10 gradë. Brenda kishte 60 tonë akull në skulptura të ndryshme.

I hapur vetëm tre muaj më parë, kjo ka qenë verë e përkryer për pronarin e barit.