Kosova

Koloneli Sadrijaj, ambasador i FSK-së në Gjermani

Ai shprehet se si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer me Bundeswerin gjerman mbi 60 oficerë dhe nënoficerë janë shkolluar dhe trajnuar nëpër qendra të ndryshme ushtarake të Gjermanisë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur që të konsolidojë edhe diplomacinë e saj përmes atasheve të cilët veprojnë në kuadër të misioneve diplomatike të Kosovës nëpër qendrat më të mëdha botërore.

Njeri ndër ta, është edhe kolonel Xhavit Sadrijaj, i cili që nga 2013 përfaqëson me mjaft sukses FSK-në në Republikën Federale të Gjermanisë.

Ai shprehet se si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer me Bundeswerin gjerman mbi 60 oficerë dhe nënoficerë janë shkolluar dhe trajnuar nëpër qendra të ndryshme ushtarake të Gjermanisë, bën të ditur televizioni publik i Kosovës.

Koloneli ka theksuar se gjatë kohës së përfaqësimit të FSK-së në Gjermani, përveç tjerash ka marr pjesë në shumë seminare ku ka ligjëruar para shumë oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarakëve gjermanë, lidhur me zhvillimet  e FSK-së dhe rolin e saj në sigurinë e rajonit.

https://web.facebook.com/rtklivecom/videos/10155425170938859/