Sport

Kosovare Asllani, futbollistja më e mirë në Suedi për vitin 2017

“Jam shumë e lumtur dhe krenare për këtë çmim. Dua të falënderoj familjen time, ekipin kombëtar dhe ekipin tim”, është shprehur ajo

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani ka fituar një çmim shumë të rëndësishëm në karrierën e saj.

Asllani është shpallur si futbollistja e vitit në Suedi, por që nuk ishte çmimi i vetëm. Kosovarja po ashtu u shpall edhe si mesfushorja më e mirë e futbollit femëror në Suedi, përcjell albinfo.ch.

“Jam shumë e lumtur dhe krenare për këtë çmim. Dua të falënderoj familjen time, ekipin kombëtar dhe ekipin tim”, është shprehur ajo, pasi ka pranuar çmimin.

Kosovarja është pjesë e Kombëtares së Suedisë, derisa në të kaluarën ka qenë pjesë e Manchester City-t, kurse tani është pjesë e Linkopings.