Sport

Krasniqi do të luftojë për titullin e kampionit evropian

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi, do të luftojë për titullin evropian EBU, që është një hap i domosdoshëm para se të luftojë titullin e botës, në WBO.

Titulli i EBU-së në kategorinë Super të Mesme – deri në 77 kg është vakant dhe Krasniqi ka rast të fitojë atë më 2 qershor.

Kundërshtar i boksierit nga Juniku është rusi Stanislav Kashtanov, përcjell albinfo.ch.

Boksieri rus deri më tani ka të zhvilluara 38 duele, nga të cilat 36 i ka të fituara dhe vetëm dy humbje. Kashtanov është 33 vjeçar dhe më herët ka qenë mbajtës i titullit të botës në WBA. Këtë titull e kishte humbur më 2015 dhe që atëherë ka pasur edhe tri meçe e tri fitore dhe njëjtë si Krasniqi kërkon që si kampion evropian në EBU, të fitojë mundësinë të luftojë për titull bote.