Sport

Kristian Nushi, hero i ndeshjes

Ekipi i FC St. Gallen shënoi fitore të rëndësishme në derbin e ekipeve nga pjesa e poshtme e tabelës, duke mposhtur AC Bellinzona me rezultat 1:0. Golin e artë për vendësit e shënoi kosovari Kristian Nushi në minutën 76’ të ndeshjes. Kjo ishte fitorja e parë e FC St. Gallen në pjesën e dytë të kampionatit dhe tashmë shpresat për të mbijetuar në Super Ligën zvicerane janë shtuar përsëri.

Pas një topi të pranuar nga Regazzoni, Nushi arriti të mashtrojë lojtarin kundërshtar dhe goditi drejt rrjetës, ndërsa portierit nuk i mbeti gjë tjetër vetëm se ta heqë topin nga rrjeta. Duhet cekur se Kristian Nushi u angazhua në lojë nga minuta 65’, por kjo ishte kohë e mjaftueshme që ekipit të tij t’i dhurojë tre pikë të vlefshme në luftë për ekzistencë.