Lajme

Kryetari i Ferizajt, takim i hapur me bashkatdhtarët

Më 5 Mars 2015 (ditë e enjte) prej orës 20h00-22h00 në Sallën e madhe të Restaurant «Le Florissant» Avenue de Florissant 28, 1020 Renens (afër Lozanës) mbahet një takim i hapur i Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa me bashkatdhetarët nga Komunës e Ferizajt që jetojnë në Zvicër

Në këtë takim marrin pjesë edhe Enver Haliti, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt, Dr Qibrije Demiri-Frangu, profesoreshë universitare, shkrimtare ferizajase, Teuta Demiri, drejtoreshë e Bibliotekës „Sadik Tafarshiku” në Ferizaj dhe Musa Kamenica, magjistër i shkencave politike dhe i studimeve të Bashkimit Europian, i angazhuar në jetën politike zvicerane.

Ardhja prej stacionit të trenit në Lausanne

Përballë stacionit të trenit në Lozanë merreni Metronë për në drejtim të « Croissette » dhe ndaleni në stacionin e parë « Lausanne-Flon ».

Me të dalë prej stacionit të metros e merrni autobusin N°18 në drejtim të « Timonet » dhe ndaleni në stacionin « Florissant ». Përballë stacionit gjendet Restorant Le Florissant.

Ardhja prej autostradës

E merrni daljen Lausanne-Sud dhe pas 2 kilometrave e merrni daljen Lausanne-Malley. Vazhdoni drejt dhe i kaloni semaforët e parë dhe të dytë deri sa të paraqitet një rreth. Në rreth e merrni daljen (Vallorbe, Neuchâtel, Bern). Vazhdoni drejt deri te semaforët e dytë ku edhe paraqitet drejtimi (Vallorbe, Neuchâtel, Renens). Prej aty në semaforat e tretë ktheheni në të djathtë dhe vazhdoni 200 metra ku edhe ju lajmërohet Restorant Florissant.

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numërin e telefonit: 076 451 03 05

 

Takim i hapur

Shkarko Dokumentin