Sport

Kasami dëshiron titullin në Greqi

Olympiacos mund të shpallet shumë shpejt kampion në Greqi, e për këtë është i bindur edhe mesfushori shqiptar Pajtim Kasami.

“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, mendoj se do të jemi kampionë në fund të këtij muaji”, është shprehur për “Blick” mesfushori shqiptar, përcjell ‘albinfo.ch’.

Olympiacos nga 16 ndeshje ka 16 fitore dhe është afër titullit, pasi ka 18 pikë më shumë se vendi I dytë AEK. Edhe sezonin e kaluar Olympiacos ishte kampion në Greqi, ku një kontribut të madh ka dhënë edhe Kasami.