Maqedonia

KSHZ: Qytetarët vetë t’i kontrollojnë të dhënat në Listën zgjedhore

Lidhur me disa raste me shumë persona në të njëjtën adresë, nga Komisioni thonë se ka procedura që me siguri ende janë në vijim në MPB dhe se më pas duhet të sillet vendim që ata persona të largohen nga Lista zgjedhore.

Qytetarët t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore gjatë kontrollit publik për referendumin në vjeshtë që zgjat deri më 23 gusht, bëri thirrje kështu Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pas vërejtjeve në opinion se në Listën zgjedhore ende ka fantomë, persona të vdekur dhe parregullsi të tjera. Nga KSHZ-ja theksojnë se ndryshimet në Listën zgjedhore qytetarët mund t’i bëjnë vetëm me parashtrimin e dokumentacionit adekuat.

Mënyra e vetme për t’u zgjidhur problemet është azhurnimi i vazhdueshëm i Listës zgjedhore.

“KSHZ-ja në bashkëpunim me MPB-në dhe me Entin Shtetëror për Statistikë do të duhet vazhdimisht t’i azhurnojë ndryshimet e tilla, ndërsa apelojmë te qytetarët, pasi ata shpeshherë i bëjnë ndryshimet vazhdimisht, si ndryshimi i statusit martesor, i regjistrim dhe çregjistrimit të shtetësisë… këto janë dukuri që shpeshherë paraqesin problem. Personat kanë obligim ligjor 15 ditë ta paraqesin ndryshimin, megjithatë, të gjithë ne duke më përfshirë edhe mua dhe juve nuk e bëjmë këtë në kohë”, thotë kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Siç organet shtetërore kanë obligim, ashtu edhe qytetarët kanë për obligim t’i paraqesin ndryshimet, thotë ai.

Lidhur me disa raste me shumë persona në të njëjtën adresë, nga Komisioni thonë se ka procedura që me siguri ende janë në vijim në MPB dhe se më pas duhet të sillet vendim që të mund ata persona të të largohen nga Lista zgjedhore.

Anëtari i KSHZ-së, Janakie Vitanovski në një seancë të Komisionit sqaroi se nëse në Listën zgjedhore ka persona të vdekur, anëtarët e familjes së tij duhet të drejtohet tek zyrat rajonal të KSHZ-së dhe me certifikatën e vdekjes të dëshmojnë se ai person ka vdekur që të largohet nga Lista zgjedhore. Gjithashtu, tha se ka shumë qytetarë të cilët nuk i kanë ndryshuar adresat e tyre gjatë ndryshimit të vendbanimit, por i theksoi edhe disa ndryshime të tjera.

Në ditën e parë të kontrollit publik në Listën zgjedhore më 9 gusht në njësitet rajonale, kontroll kanë bërë 213 qytetarë, ndërsa në vazhdimësi kjo bëhet dhe në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së Komisionit. Deri dje në mesditë 158 të zhvendosur janë paraqitur për t’u deklaruar në referendumin për emrin në PDK. Më së shumti prej tyre nga 14 janë denoncuar në PDK në Vjenë, Londër, Toronto dhe Lubjanë, ndërsa në Bernë, Zvicër janë paraqitur 12 shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Nëse dikush prej të zhvendosurve është paraqitur për denoncim në Përfaqësitë Diplomatike Konsullore jashtë vendit atëherë nuk do të mund të votojë në Maqedoni nëse udhëton në vend, shprehen nga KSHZ-ja.