Shkurt.ch

Kufoma e karbonizuar e gjetur në pyll, është e një ish boksieri serb

Branislav I. ka shërbyer si person që është angazhuar nga njerëzit tjerë që t`ua nxjerrë borxhet nën kërcënimin e dhunës

Në muajin korrik, në një pyll në Pulverhaus të Kantonit Thurgau, një grua që po shëtiste, kishte hasur në një kufomë të karbonizuar mashkulli. Ajo ishte djegur në një shkallë të tillë sa që ajnë dashur disa ditë derisa t`i zbulohej identiteti. Së fundi, policia ka identifikuar viktimën.

Bëhet fjalë për ish boksierin me prejardhje nga Serbia, 41 vjeçarin Branislav I., shkruan gazeta “Blick”. Ende nuk ka informacione se kush mund të qëndrojë prapa vrasjes brutale. Por sipas mediumit në fjalë, Branislav I. kishte shërbyer si person që është angazhuar nga njerëzit tjerë që t`ua nxjerrë borxhet nën kërcënimin e dhunës, transmeton albinfo.ch.
Ai kishte punuar edhe si person i sigurimit, veç tjerash edhe në diskotekën “Disco Flash” në Montlingen të St. Gallenit, një loakl me nam të keq për rrahjet që kanë ndodhur shpesh aty. Por, të njohurit e tij, e përshkruajnë atë si njeri të dashur dhe familjar. Nga ana tjetër, Gjykata e Qarkut në Altstätten ka konfirmuar se ndaj tij ka pasur disa procedura të ngritura penale.
Familjarët e viktimës thonë se nuk e kanë idenë se kush ka mundur ta vriste atë, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq hulumtimet e gazetës Blick çojnë në gjurmët e mikut të tij më të ngushtë, Neven P., i cili ka organizuar baste ilegale sportive. Të njohurit thonë se ky i fundit është zhdukur pas vdekjes së Branislav I.