Shkurt.ch
Kurdët, marshim nga Lozana në Gjenevë, kundër dhunës në Afrini
Kurdët kanë nisur sot “Marshimin e paqes”, në kuadrin e të cilit do të bëjnë këmbë udhëtimin prej 60 kilometrash nga Lozana deri në Gjenevë
Rreth 1200 kurdë dhe miq të tyre janë grumbulluar sot në qendrën e qytetit të Lozanës, prej nga kanë marrë rrugën për në Ouchy. Në këtë vend është pallati Rumine, në të cilin në vitin 1928 ishte nënshkruar “Marrëveshja e Lozanës, e cila kishte bërë rregullimin e kifijve të Turqisë, duke shuar ëndrrën e kurdëve për një shtet të tyrin.
Ata kanë nisur kështu “Marshimin e paqes”, në kuadrin e të cilit do të bëjnë këmbë udhëtimin prej 60 kilometrash nga Lozana deri në Gjenevë
Shumica e marshuesve janë nga Zvicra por në mesin e tyre ka pjesëmarrës nga 17 vende të ndryshme. Ata protestojnë kundër bombardimit të enklavës kurde Afrine. Rreth 150 civilë kanë gjetur vdekjen nga këto bombardime, kanë theksuar organizatorët e protestës, shkruan SDA.
Protestuesit i drejtohen kështu bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të këmbëngulë në respektimin e të drejtave të njeriut. OKB duhet të veprojë unike, për të parandaluar një masakër.
Pas Ouchy-s, marshuesit do të shkojnë këmbë deri në Morges ku pritet të mbërrijnë në mbrëmjen e sotme. Të enjten ata pritet të kenë arritur në Gjenevë, ku do të bëhen pjesë e një demonstrimi të madh që do të mbahet të premten para pallatit të OKB-së.
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën