Sport

Lamtumira e De Biasit

“Është eksperienca më e bukur e jetës sime. Jam ndjerë si shqiptar. Erdha këtu me paragjykime dhe më pas gjeta një ambient shumë ndryshe. Në këtë eksperiencë jam rritur shumë”, deklaroi De Biasi

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka paralajmëruar se do të tërhiqet pas eliminatoreve të Botërorit, shkruan albinfo.ch.

 

“Aventurën me Shqipërinë e konsideroj si të jashtëzakonshme”, ka thënë De Biasi.

 

“Është eksperienca më e bukur e jetës sime. Jam ndjerë si shqiptar. Erdha këtu me paragjykime dhe më pas gjeta një ambient shumë ndryshe. Në këtë eksperiencë jam rritur shumë”, është shprehur trajneri italian.

 

Me De Biasin, Shqipëria ka arritur suksesin më të madh në historinë e saj, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.